VIP Shpija – Reality Show

5 javë të mbyllur për bamirësi

Posted on: March 1, 2010


Intervistë me Fisnik Vejsën Organizator i reality show: “VIP Shpija”

“Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt.
Po ashtu, edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët që do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë”, shprehet Fisnik Vejsa.

B. Zymberi: Fillimisht, na tregoni si lindi ideja për të bërë një reality shou me vip?
Fisnik Vejsa: Kemi ndenjur një natë në një kafe të Prishtinës me Vedatin e “Stupcave”. Atij ia kam bërë pyetjen, a do të hyje në “Shpi” me vipa, kurse ai më është përgjigjur më le të mendohem 24 orë. Të nesërmen më ka thirrur në telefon dhe më tha: Shumë kam dëshirë të provoj veten të mbyllur”, sepse dihet se “Stupcat” kanë shumë aktivitete në Gjermani, Zvicër, Amerikë etj. Pastaj jemi takuar sërish me Vedatin e “Stupcave”, i cili a ka konfirmuar pjesëmarrjen, por unë i thashë se do ta organizoj vetëm nëse hyni si grup, pra Vedati, Mensuri dhe Osmani. Pra, kështu nisi ky shou me vipa, nga një bisedë me Vedatin e “Stupcave”. Për këtë projekt jemi duke punuar prej një muaji dhe po kaq kohë ka mbetur derisa të nisë shou. Ideja e organizimit të këtij shou është që publiku të shohë se çka bën një i famshëm në jetën e tij apo të saj të përditshme dhe këtë gjë shikuesit kanë mundësi ta shohin në “VIP Shpija”.

Pesë javë janë të mbyllur

B. Zymberi: Kur do të nisë ky shou?
Fisnik Vejsa: Do të jetë në muajin prill, por për momentin nuk mund t’jua them datën e saktë.

B. Zymberi: Sa do të zgjasë “VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Do të zgjasë pesë javë.

B. Zymberi: VIPat a do të rrinë në shtëpinë e njejtë ku kanë qëndruar mysafirët e “Shpisë”, apo në ndonjë shtëpi tjetër?
Fisnik Vejsa: Sot kur lexuesit e gazetës “Kosova Sot” dhe lexuesit e faqës vipshpija.com mjeshtrit do të jenë duke punuar për të bër ndryshime rrënjësore për “VIP Shpija”. Do të ndërrohen oren-ditë, ngjyrat e shumë gjëra tjera. Do ta shihni kur të nisë ky shou se si do të duket “Shpija e Vipave, do të jetë diçka madhështore”.

B. Zymberi: Sa VIPa do të marrin pjesë në këtë shou?
Fisnik Vejsa: Do të marrin pjesë 12 garues.

B. Zymberi: Mund të na tregoni disa nga emrat e vipave që do të marrin pjesë?
Fisnik Vejsa: Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt. Po ashtu edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët qe do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë.

Eliminimet dhe nominimet, më shpesh

B. Zymberi: Në cilin televizion do të jepet 24 orë “live” shou “VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Do të jetë një kanal i veçantë i ri i quajtur “TV Shpija”, ku shikuesit do të kenë mundësi të shohin gjithçka që ndodh brenda 24 orëve në “VIP Shpija”. Po ashtu, nominimet dhe eliminimet do të ndodhin më shpesh, ku çdo të tretën ose të katërten ditë do të ketë nominime.

“VIP Shpija” do të keni mundësi ta shihni 24 orë live në internet në faqën e adhuruesve: http://www.vipshpija.com”.

B. Zymberi: Në cilin televizion kombëtar do të shfaqen spektaklet javore?”:
Fisnik Vejsa: Do të shfaqen në RTV 21, pra do të vazhdojë bashkëpunimi me RTV 21.

B. Zymberi: Kush do të jetë moderatori i “VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Emisioni do të udhëhiqet prej Gentit dhe Shukit dhe do të jenë dy befasi ndihmëset e tyre. Kurse, asistentet e tyre do të jenë vajzat e “Shpisë”, si Jehona etj.

B. Zymberi: Sa do të jetë shpërblimi për këtë shou?
Fisnik Vejsa: Vipat tanë kanë hequr dorë nga shpërblimi kryesor, dhe ky shpërblim do të shkojë për çeshtje humanitare, dhe krahas kësaj do të ketë edhe dy aktivitete humane, ku mjetet do të shkojnë te njerëzit e caktuar.

B. Zymberi: Dihet se shumë këngëtarë për një javë fitojnë para të majme në mërgim. Sa para ju kanë kërkuar vipat për të qëndruar një javë në VIP Shpija”?
Fisnik Vejsa: Për këtë gjë ende jemi në bisedime dhe tash për tash nuk mund të them asgjë.

Intervistoi: B. Zymberi për gazetën numër 1 në Kosovë: Kosova Sot/vipshpija.wordpress.com/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Cicerimat e fundit

Error: Twitter did not respond. Please wait a few minutes and refresh this page.

%d bloggers like this: