VIP Shpija – Reality Show

Archive for the ‘Banoret’ Category


Edhe me heret kemi njoftuar se Bertan Asllani do te jete nje nga banoret e VIP Shpija-s. Pothuajse te gjithe ne e njohim si kengetare dhe i njohim dhe hitet e tij. Por jo te gjithe ne e njohim biografine e Bertan Asllanit, nga fillimet e tij e deri tek kulmi i karrieres. VIP Shpija e sjell tek ju kete informacion.

I lindur me 3 Korrik 1990 në Shkup të Maqedonisë. Shkollën elementare e ka përfunduar në Kolegjin Amerikan, ku edhe tani vazhdon shkollën e lartë.

Muzika është pjesë e jetës së tij, është diçka që gjithmonë ka dashur ta bëjë.

Hera e parë që ka kënduar ishte rreth 14 vite më parë me “Turkish Band” në vitin 1996. Më vonë vendosi të marr pjesë në festivalin e fëmijëve të quajtur “Diarrhoea Pumpkins” pastaj në “Shall Boll” ku edhe fitoj çmimin e parë në 1999 dhe 2000. Në vitin 2000 filloj të punoj në radion “Super FM” si folës (speaker), kryesisht për programe të fëmijëve.

I pëlqen Piano dhe Gitara. Kënga e parë profesionale që kompozoi ishte në vitin 2003, e gjitha në gjuhën turke. Më vonë morri pjesë në festivalet si “Nota Fest” në vitin 2004, ku në një mënyrë ishte fundi i karierës së tij si fëmijë dhe fillimi i karierës e të kënduarit profesional.

Pasi te filloj VIP Shpija ne Prill, ne do te kemi mundesine qe ta shohim ate 24h direkt. Cfare mendoni ju? A ishte nje levizje e mire kjo?

Advertisements

Agim Gerguri ne VIP Shpija

Muaji prill do të mbledhë në një shtëpi të vetme disa nga fytyrat e njohura të artit kosovar.

Të izoluar për një muaj duke ndarë mes veti momentet e mira dhe të këqija, ata theksojnë se do të “luajnë” për një arsye të vetme, që përmblidhet me një fjalë-humanizëm.
Paratë e grumbulluara nga ky shou do të shkojnë në një familje skamnore.

Read the rest of this entry »


Intervistë me Fisnik Vejsën Organizator i reality show: “VIP Shpija”

“Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë “Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”, kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt.
Po ashtu, edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët që do t’i mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë”, shprehet Fisnik Vejsa.

Read the rest of this entry »


Ashtu edhe siq flitej, sonte u vertetua se disa nga pjesmarresit e VIP Shpija Reality Show do te jene edhe humoristet e njohur kosovare Stupcat. Ata jane edhe nje nga ideatoret e ketij reality show qe premton sukses.

Ata thane se do te bejn cmos qe te arrijn deri ne finale, ta fitojne ate, ti fitojn edhe 50 mije euro por jo qe ti ndalin per vete por qe te jene ata kontribuesit per shtepine e ndertuar te atij personi qe do te kete fatin te perfitoj nga kjo oferte.

Stupcat thane se do te flejne ne nje shtrate (weee), do te hajne me nje luge (sikur nuk po ma merr mendja shume kjo megjithate prej tyre cfare nuk pritet), do te pijne me nje gote, pra me pak fjale do te sillen si nje trup i vetem. Po ju cfare mendoni?


Para pak castesh, gjate transmetimit te mbremjes se fundit te reality show Shpija, Shuki ftoi ne salle pjesmarresit e vertetuar te VIP Shpija. Edhe ne tek faqja jone kishim supozuar per emrat e pjesmarreseve nga te cilet disa edhe dolen se ishin te vertete.

Ne VIP Shpija do te marrin pjesessssss Stupcat si nje person i vetem, Fatos Kryeziu i njohur si Koka i kafenes sone,Big Mama (nuk ishte ne studio, por me heret ishte ne shtepine e kosoves brenda) dheeeee Agim Gerguri.

Keta ishin vetem disa nga banoret e vertetuar te VIP Shpijas, por ne ditet ne vazhdim do te kete edhe emra te tjere te pjesmarresve te ketij reality show.


Labinot Gashi ne VIP Shpija

Labi, Labi, ne cdo show te realizuar nga RTV 21 e gjejm edhe moderatorin e njohur Labinot Gashi – Labi. Ku ka VIP-a eshte edhe Labi! Edhe VIP Shpija nuk ben perjashtim.

RTV21 eshte shtepia e tij, vendi ku ai e beri veten te njohur. Ne VIP Shpija ai shkon duke premtuar nje show te vertete per te cilin nuk dyshojme. Jemi mesuar ta shohim neper programe te ndryshme nga mengjesi deri ne mbremje te pakten njeher, por tashti 24 ore live do te jete pak me ndryshe.

Ka pasur te bej shume me kamerat dhe presionin e shikuesve, andaj ai do te kete me te lehte te perballoj kete sfide. Megjithate eshte ende heret te flasim. Po ju cka mendoni? A e teproi Labi duke marrur pjese edhe ne VIP Shpija, siq po thone shumica neper forume kosovare; po i fut hundet gjithkund?


Stupcat dhe Big Mama ne VIP Shpija

Nje nga lajmet me te fundit rreth zhvillimeve tek VIP Shpija e Kosoves thone se disa nga banoret e ketij Reality Show do te jene edhe Stupcat se bashku me Big Maman.

Se kush jane keta persona ska shqiptare te mos e dij, jane ata te cilet ku shkojn shenojn dhe arrijn kulmin. Aftesia e cmuar e Stupcave per te shnderruar cdo gje ne humor dhe per ti bere te gjithe te qeshin kur te behet bashke edhe me sensin e Big Mames per humor ateher do te del diqka qe deri me tani nuk na ka rene ta shohim.

Read the rest of this entry »


Cicerimat e fundit