VIP Shpija – Reality Show

Posts Tagged ‘bertan


Edhe me heret kemi njoftuar se Bertan Asllani do te jete nje nga banoret e VIP Shpija-s. Pothuajse te gjithe ne e njohim si kengetare dhe i njohim dhe hitet e tij. Por jo te gjithe ne e njohim biografine e Bertan Asllanit, nga fillimet e tij e deri tek kulmi i karrieres. VIP Shpija e sjell tek ju kete informacion.

I lindur me 3 Korrik 1990 në Shkup të Maqedonisë. Shkollën elementare e ka përfunduar në Kolegjin Amerikan, ku edhe tani vazhdon shkollën e lartë.

Muzika është pjesë e jetës së tij, është diçka që gjithmonë ka dashur ta bëjë.

Hera e parë që ka kënduar ishte rreth 14 vite më parë me “Turkish Band” në vitin 1996. Më vonë vendosi të marr pjesë në festivalin e fëmijëve të quajtur “Diarrhoea Pumpkins” pastaj në “Shall Boll” ku edhe fitoj çmimin e parë në 1999 dhe 2000. Në vitin 2000 filloj të punoj në radion “Super FM” si folës (speaker), kryesisht për programe të fëmijëve.

I pëlqen Piano dhe Gitara. Kënga e parë profesionale që kompozoi ishte në vitin 2003, e gjitha në gjuhën turke. Më vonë morri pjesë në festivalet si “Nota Fest” në vitin 2004, ku në një mënyrë ishte fundi i karierës së tij si fëmijë dhe fillimi i karierës e të kënduarit profesional.

Pasi te filloj VIP Shpija ne Prill, ne do te kemi mundesine qe ta shohim ate 24h direkt. Cfare mendoni ju? A ishte nje levizje e mire kjo?


Cicerimat e fundit