VIP Shpija – Reality Show

Labi i fut hundet edhe ne VIP Shpija

Posted on: February 28, 2010


Labinot Gashi ne VIP Shpija

Labi, Labi, ne cdo show te realizuar nga RTV 21 e gjejm edhe moderatorin e njohur Labinot Gashi – Labi. Ku ka VIP-a eshte edhe Labi! Edhe VIP Shpija nuk ben perjashtim.

RTV21 eshte shtepia e tij, vendi ku ai e beri veten te njohur. Ne VIP Shpija ai shkon duke premtuar nje show te vertete per te cilin nuk dyshojme. Jemi mesuar ta shohim neper programe te ndryshme nga mengjesi deri ne mbremje te pakten njeher, por tashti 24 ore live do te jete pak me ndryshe.

Ka pasur te bej shume me kamerat dhe presionin e shikuesve, andaj ai do te kete me te lehte te perballoj kete sfide. Megjithate eshte ende heret te flasim. Po ju cka mendoni? A e teproi Labi duke marrur pjese edhe ne VIP Shpija, siq po thone shumica neper forume kosovare; po i fut hundet gjithkund?

Leave a comment